Site icon Telegrafi

Zyrtare: Gledi Mici konfirmon largimin nga Prishtina

Gledi Mici nuk është më një futbollist i skuadrës kosovare, Prishtina.

Mbrojtësi i majtë nga Shqipëria ka tre vite që është pjesë e skuadrës më të trofeshme në futbollin kosovar.

32-vjeçari ka konfirmuar ndarjen me klubin prishtinas nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

“Bashkëpunimi me Fc Prishtinën përfundon. Faleminderit për këto tre vite të mrekullueshme”, ka shkruar Mici.

Fieraku sezonin e fundit ka mbajtur shiritin e kapitenit te Prishtina.

Ai pritet së shpejti të vendos për skuadrën e re, ku nuk mungojnë ofertat nga kampionati kosovar dhe ai shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version