Ndeshja mes Kroacisë dhe Kosovës është ndërprerë zyrtarisht dhe nuk do të vazhdoj sot (e shtunë), por në një ditë tjetër.
Gjyqtari kryesor i takimit para disa minutave ndërpreu ndeshjen mes Kroacisë dhe Kosovës shkaku i kushteve të rënduara nga reshjet e dendura të shiut.
Ideja fillimisht ishte që mos të luhet 10 minuta deri në vendimin përfundimtar, por me tu kthyer në fushë erdhi ky vendim.
Pas bisedës me dy kapitenët e kombëtareve, gjyqtari vendosi ta ndërpresë përfundimisht takimin në minutën e 21-të.
Megjithatë, ende nuk është vendosur koha se kur do të vazhdoj kjo ndeshja, por një vendim i tillë pritet të merre sot më vonë ose më së largu nesër (e diel_ gjatë paradites. /Telegrafi/