Skuadra e famshme kosovare, Liria nga Prizreni ka filluar organizimin për edicionin e ri.
Kësisoj prizrenasit kanë zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës.
Posti i shefit të shtabit teknik i është besuar trajnerit të njohur prizrenas Bedridin Gjinali.
Gjinali prej vitesh ka qenë trajner i shkollës së futbollit të Lirisë prej disa viteve.
Së fundmi Gjinali ka qenë trajner i juniorëve të klubit.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Lirisë në rrjetin sociale Facebook. /Telegrafi/