Gjilani ka sjell në radhët e veta edhe një përforcim të ri.
Fatih Karahoda, i cili deri më tani ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës pejane të Besës, ka kaluar te ekipi i Gjilanit.
Kështu ka konfirmuar klubi përmes llogarisë zyrtare në Facebook teksa ka numëruar edhe disa suksese të sulmuesit prizrenas, transmeton Telegrafi.
“Gjilani ka arritur marrëveshje me sulmuesin e KF Besa Fatih Karahoda. Shtatlarti vjen në Gjilan pas një sezoni të suksesshëm te KF Besa ku arriti të fitoj kupën e Kosovës. Karahoda me herët ka qenë pjesë e shumë skuadrave të njohura në Kosovë duke u stolisur kështu me shumë trofe të ndryshëm”, shkruan faqja e Gjilanit në Facebook, raporton Gazeta Olle.
Ndryshe, gjilanasit sot kanë siguruar edhe shërbimet e Fisnik Papuqit. /Telegrafi/