Telegrafi

Zyrtare: Gjilani nënshkruan me Muhamed Useinin

Kuq e bardhët sot kanë finalizuar marrëveshjen me mesfushorin nga Tetova, Muhamed Useinin, i cili do të bartë fanellën e Gjilanit për dy edicionet e ardhshme.

Useini, 30 vjeçar, i cili luan pozitën e mesfushorit, është emër mjaftë i njohur, ku në sezonin e fundit i ka ruajtur ngjyrat e skuadrës tetovare, Renova.

Ai karrierën e ka nisur te Shkëndija ku ka luajtur në periudha të ndryshme.

Useini karrierë kishte bërë edhe në Shqipëri me Flamurtarin, ku për dy vite ishte pjesë kyçe e formacionit të ekipit nga qyteti bregdetar.

Vlen të theksohet se mesfushori i ri i Gjilanit, Muhamed Useini, më parë ishte dhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë Veriore. /Telegrafi/