Site icon Telegrafi

Zyrtare: Gjilani e merr Fisnik Papuçin

Fisnik Papuçi është lojtari i ri i KF Gjilanit.

Gjilani kështu vazhdon me përforcimet serioze para fillimit të sezonit të ri në Superligë.

Klugi nga Anamorava ka komunikuar transferimin e ri në rrjetin social Facebook.

Lexo po ashtu Krejt lajmet rreth KF Gjilanit

“Klubi i futbollit Gjilani ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me futbollistin Fisnik Papuçi i cili vjen nga radhët e KF Besa ku ishte kapiten dhe fitues i kupës këtë vit si dhe luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë”, shkruan në komunikatën e Gjilanit.

Gjilani pritet të bëjë edhe disa transferime në ditët në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version