Olivier Giroud e ka vazhduar edhe zyrtarisht kontratën te Chelsea. Sulmuesi francez do të qëndrojë te skuadra londineze edhe për sezonin 2019/2020.
Klubi londinez ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi qendror ka vazhduar kontratën edhe për një vit, gjersa deri më tani ka bërë 62 paraqitje, duke shënuar 17 gola në të gjitha garat.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën e re. Dëshiroja me të vërtetë edhe një vit kontratë – jam ndjerë pjesë e kësaj skuadre, familje, që nga fillimi dhe shpresoj që të fitojmë më shumë trofe”, ka thënë Giroud pas nënshkrimit të kontratës.
Delighted to extend my blue adventure 🔵🙏🏼 pic.twitter.com/4IcnR8PhOp
— Olivier Giroud (@_OlivierGiroud_) May 21, 2019
Drejtoresha e Chelseas, Marina Granovskaia ka thënë se ata janë të lumtur që kanë arritur marrëveshje me sulmuesin francez për të vazhduar edhe një vit.
“Jemi shumë të lumtur që Olivier do të jetë te Chelsea edhe për një sezon tjetër. 18 muaj nga transferimi i tij, ai ka qenë i durueshëm dhe ka pritur mundësinë e tij, por ka ende rast që të jap kontribut për skuadrën”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/