Site icon Telegrafi

Zyrtare: Giroud, Koscielny dhe Coquelin vazhdojnë kontratat me Arsenalin

Arsenal ka vazhduar kontratat me Olivier Giroud, Laurent Koscielny dhe Francis Coquelin.

Kështu së paku ka pohuar trajneri francez i Arsenalit Arsene Wenger duke i qetësuar tifozët e skuadrës londineze.

“Ne jemi shumë të kënaqur që tre futbollistit e rëndësishëm të ekipit tonë kanë zgjatur kontratat”.

“Francis ka bërë hapa të jashtëzakonshme gjatë disa viteve të fundit për shkak se është i fokusuar punë çdo ditë”.

“Olivier ka përvojë të madhe në lojë dhe tani është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.

“Laurent sigurisht është pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë dhe besoj se është një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Pra, në përgjithësi, ky është një lajm i madh për ne”, tha Wenger. /Telegrafi/

Exit mobile version