Telegrafi

Zyrtare: Ghoulam këput ligamentet, mungon së paku katër muaj

Napoli e pret me kënaqësi eleminimin nga LK. Foto: Getty Images

Skuadra italiane, Napoli ka konfirmuar zyrtarisht se mbrojtësi Faouzi Ghoulam ka pësuar një këputje totale të ligamentit të tij të kryqëzuar.

Mbrojtësi i majtë u dëmtua gjatë humbjes së mbrëmshme (e mërkurë) ndaj Manchester Cityt, kur algjeriani shihej në siklet të dukshëm ndërsa fërkonte gjurin e tij.

Menjëherë u frikësua se ai kishte pësuar një dëmtim të ACL-së, diçka që konfirmohet këtë mëngjes nga skuadra napolitane.

Lexo po ashtu City vazhdon në fazën tjetër duke e nënshtruar Napolin (Video)

“Këtë mëngjes Faouzi Ghoulam vizitoi profesorin [Pierpaolo] Marianin [një specialist i përmendur në gjunjë] në Villa Stuart”, konfirmohet fillimisht në një deklaratë në faqen e internetit të Napolit.

Ghoulam duke fërkuar gjurin pas lëndimit

“Mbrojtësi Azzurr iu nënshtrua ekzaminimeve klinike të cilat zbulojnë një këputje totale të ligamentit të tij të djathtë të kryqëzuar”.

“Ghoulam do të operohet në mëngjesin e së premtes”, përfundon njoftimi i klubit italian.

Lexo po ashtu Guardiola i impresionuar nga Ghoulam, e dëshiron në janar

Një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar zakonisht kërkon të paktën katër muaj për tu shënuar.

Ndryshe, ndeshja e së mërkurës në kuadër të Ligës së Kampionëve përfundoi me fitoren e Cityt me rezultat 4-2. /Telegrafi/