Basketbollisti kosovar, Gëzim Morina zyrtarisht ka ndërruar skuadrën në kampionatin slloven.
Morina që gjysmë stinorin e kaluar ishte pjesë e skuadrës elite në basketbollin slloven LTH – Castings tashmë ka kaluar në ekipin tjetër elitar slloven BC Lastovka.
Morina poashtu është pjesë e reprezentacionit slloven dhe pritet që ti mbrojë ngjyrat e kësaj skuadre edhe në Eurobasket 2017.
Kujtojmë se Morina ishte edhe pjesë e skuadrës së Sigal Prishtinës. /Telegrafi/