Telegrafi

Zyrtare: Gentrit Dumani transferohet te Trepça ’89

Trepça ’89 ka transferuar mbrojtësin e majtë Gentrit Dumani.

Dumani bashkohet me klubin mitrovicas pas një aventure të shkurtër së fundmi te Prishtina ku qëndroi për gjashtë muaj.

Hapësirat e pakta në formacion bën që mbrojtësi anësorë të largohet nga kryeqyteti dhe karrierën ta vazhdoj në ‘Riza Lushta’.

Ka qenë faqja zyrtare e Trepçës ’89 që ka zyrtarizuar afrimin e Dumanit i cili ka një përvojë të gjatë në elitën e futbollit kosovar.

Njoftimi i plotë nga Trepça ’89:

Gentrit Dumani i u bashkohet familjes bardhëegjelbërt

Dumani luan pozitën e mbrojtësit të majtë dhe ka një karrier të pasur në futbollin kosovar, ai ka luajtur në ekipe të ndryshme në Futbollin Kosovar si KF Flamurtari, KF Drenica, KF Malisheva dhe së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës.

Gentritit i urojmë shum suksese në fanellën gjelbërtebardhë. /Telegrafi/