Telegrafi

Zyrtare: Gentian Selmani nënshkruan me Buluspor

Buluspor ka arritur marrëveshje me portierin shqiptar Gentian Selmani, duke e prezantuar sot me fanellën e klubit.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Gentian Selmani, në këtë sezon ka ruajtur portën e Menemenspor.

Ish portieri i Partizanit, Laçit dhe Kastriotit, nuk ka ndërruar kampionat, pasi edhe Buluspor bën pjesën e 1. Lig (Kategoria e dytë e futbollit turk).

 

Portieri shqiptar luajti 18 ndeshje me Menemenspor në pjesën e parë të kampionatit.

Gentian Selmani, një futbollist kombëtar i Shqipërisë, ka luajtur për U21 plot nëntë 9 herë, ndërsa ftohet shpesh nga Kombëtarja A. /Telegrafi/