Telegrafi

Zyrtare: Gennaro Gatusso trajner i Fiorentinës

Fiorentina ka njoftuar zyrtarisht se Gennaro Gattuso do të jetë trajnerin i tyre të ri.

Trajneri thuhet se ka nënshkruar marrëveshje për dy vite me Violan.

Ka qenë klubi që e ka njoftuar nënshkrimin me ish kampionin e botës me Italinë.

“Presidenti Rocco Commisso njofton se trajner i ekipit të parë duke filluar nga 1 korriku 2021 është Gennaro Gattuso”, thuhet në njoftim.

Së fundmi Gatusso ishte trajner i Napolit, ku e mbylli sezonin në vendin e pestë.

Gattuso ka qenë më parë trajner edhe te Sion, Palermo, Milan dhe Pisa. /Telegrafi/