Telegrafi

Zyrtare: Gatusso rikthehet te Milani

Gennaro Gattuso është zyrtarizuar si trajner i ekipit të rinjve të Milanit.

Legjenda e futbollit italian edicionin e fundit ishte trajner te Pisa, kurse te Milan do të jetë trajner te ekipi i shpresave të klubit.

Menjëherë pas zyrtarizimit, “Pitbulli” është shprehur i lumtur për rikthimin te klubi i zemrës, duke theksuar se do të punojë shumë në mënyrë qe ekipi i të rinjve të shërbejë me latentë ekipin e parë që drejtohet nga Vincenzo Montella.

Gattuso ishte lojtar i skuadrës milaniste prej vitit 1999 deri 2012. /Telegrafi/