Telegrafi

Zyrtare: Gattuso vazhdon marrëveshjen me Milanin

Mediat në Itali spekulonin se Gattuso nuk është i kënaqur me gjendjen e tij në Milan dhe me minutat e pakta që fiton në urdhrat e trajnerit të ri Leonardo, andaj edhe paralajmëronin se lojtari do të largohet nga San Siro që në janar.

Por sot pasdite lojtari ka treguar besimin e tij ndaj Milanit, duke nënshkruar marrëveshjen e re, sipas të cilës do të qëndrojë në klub deri në vitin 2012.

“Ekipi i Milanit bën të ditur se lojtari Gennaro Gattuso ka nënshkruar marrëveshje të re të vlefshme deri më 30 qershor 2012”, thuhet në deklaratën zyrtare të Milanit./Telegrafi/