Site icon Telegrafi

Zyrtare: Gattuso rinovon me Milanin deri në vitin 2021

Milani e ka konfirmuar rinovimin e kontratës me trajnerin Gennaro Gattuso, i cili do ta drejtojë klubin deri në sezonin 2021.

Ai erdhi si zëvendësim i Vincenzo Montella, në fillim të sezonit, duke e rikthyer në formë klubin.

Të mërkurën mbrëma u njoftua se Ringhio do të rinovojë kontratën, ndërsa sot pasi arriti në Casa Milan u nënshkrua marrëveshja.

Gattuso (Foto: Milan)

Klubi e ka njoftuar vazhdimin e kontratës së Gattusos deri në vitin 2021 me një video në Facebook.

“Jam mirënjohës për mundësinë”, ka thënë Gattuso.

Ai e ka falënderuar drejtorin Marco Fassonen dhe drejtorin sportin Massimiliano Mirabellin.

(Foto: Getty Images)

“Pa Fassonen dhe Mirabellin nuk do të isha këtu, ma dhanë këtë mundësi dhe jam i lumtur që mu dha mundësia ta stërvitë një klub si Milani”.

“Mendoj për stafin tim dhe lojtarët. I falënderoj për besimin dhe me shpresën se do ta dërgojmë klubin e Milanit në majë sa më shpejtë”, ka thënë Gattuso.

Milani aktualisht gjendet në vendin e pestë në Serie A. /Telegrafi/  

Exit mobile version