Telegrafi

Zyrtare: Gani Sejdiu trajner i ri i Vëllaznimit

Vëllaznimi ka emëruar trajnerin e ri të ekipit pas largimit të Arsim Gojanit.

Klubi gjakovar vendosi të ndërprente bashkëpunimin me Arsim Gojanin ditë më parë pas rezultateve jo të kënaqshme.

Faqja zyrtare e klubit “kuq e zi” e ka konfirmuar ndryshimin në stol me marrëveshjen e cila u arrit nga administratori i klubit, Agim Cana dhe trajneri mitrovicas, Gani Sejdiu.

Sejdiu pritet të jetë në stolin e Vëllaznimit qysh pas dy ditësh në ndeshjen ndaj Vllaznisë së Pozheranit.

Ky është trajneri i tretë që këtë sezon ka drejtuar Vëllaznimin, pasi këtë më parë e bënë pikërisht Arsim Gojani dhe Ismet Munishi.

Jo pak klube ka ndryshuar edhe Gani Sejdiu. Edhe për të kjo është aventura e tretë këtë sezon.

Vëllaznimi ka 36 pikë në vendin e nëntë, gjashtë pikë larg vendit të tetë që mban ekipin larg barazhit të rrezikshëm për mbijetesë, kurse aty gjendet Ferronikeli me 42 pikë.

/Telegrafi/