Klubi nga Skenderaj, Drenica ka zyrtarizuar mitrovicasin Gani Sejdiu si trajnerin e tyre të ri.
Para disa ditësh, Tahir Lushtaku dha dorëheqje të parevokueshme nga Drenica për arsye personale.
Megjithatë, nuk ka shkuar shumë kohë dhe klubi kuqezi ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Gani Sejdiu, me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
Postimi pa ndërhyrje i Drenicës
Gani Sejdiu, kryetrajner i Drenicës
Skenderaj – 3 Janar 2020
Sot në ambientet e klubit në praninë e kryetarës së klubit , Mihane Kodra – Bekteshi, është zyrtarizuar Gani Sejdiu, si kryetrajner i Drenicës.
Ish trajneri i shumë skuadrave kosovare si: KF Trepça ‘89, KF Renova (Maqedoni e Veriut), KF Vushtrria, KF Trepça, KF Feronikeli, FC Besa, KF Vëllaznimit dhe KF Ballkani, tashmë do të udhëheq skuadrën tonë deri në përfundim të këtij stinori, me mundësi vazhdimi.
Trajneri mitrovicas, do të fillojë pas pak ditësh punën me ekipin, në menyrë që skuadra të përgatitet sa më mirë për stinorin pranveror.
Ndërkohë shumë shpejt do të kompletohet edhe shtabi teknik.
Trofetë e fituar nga Gani Sejdiu në skuadrat tjera:
Trepça (Titulli kampion – Superkupa).
Feronikeli (titulli kampion, kupa, superkupa dhe kupa mbarëkombëtare).
KF Besa (Kupa).
Shpresojmë që edhe KF Drenica të ketë suksese nën udhëheqjen e Gani Sejdiut dhe klubi të arrij objektivat e tij.
/Telegrafi/