Telegrafi

Zyrtare: Galatasaray huazon Giovani Dos Santosin

Të enjten pritet që ish-lojtari i Barcelonës të kompletojë marrëveshjen në Stamboll, ndërsa qëndrimi i tij te skuadra turke do të jetë deri në fund të sezonit aktual.

“Ne mirëpresim Giovani Dos Santos Ramirezin dhe i dëshirojmë shumë sukses me fanellën verdhekuq”, shkruan në faqen zyrtare të Galatasarayt. /Telegrafi/