Telegrafi

Zyrtare: Gabriel Magalhaes ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin

Mbrojtësi brazilian Gabriel Magalhaes ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate me Arsenalin.

Gabriel u bashkua nga Lille në shtator të vitit 2020 me Arsenalin dhe që atëherë ai ka bërë 81 paraqitje në të gjitha garat.

Mbrojtësi 24-vjeçar vazhdon të rritet dhe të tregojë paraqitje mbresëlënëse me klubin londinez.

Ai shënoi në debutimin e tij në shtator 2020, ndërsa shtoi pesë gola në Ligën Premier sezonin e kaluar.

Gabieal fal paraqitjeve të mira te Arsenali ka fituar thirrje edhe te Brazili, ku u ftua për herë të parë në nëntor 2021.

Braziliani ka bërë karrierë edhe me klube si Avai, Troyes dhe Dinamo Zagreb.

Klubi nuk ka njoftuar se deri në cilin vit është zgjatur kontrata, por ka bërë me dije që ajo është afatgjatë. /Telegrafi/