Site icon Telegrafi

Zyrtare: Futbollisti nga Kosova transferohet në Shqipëri

Mesfushori i Llapit, Ilir Blakqori është futbollisti i parë nga Kosova që ka siguruar një kontratë në kampionati shqiptar.

Futbollisti i talentuar ka firmosur me Partizanin e Tiranës. Ai rrëfen për ‘sovrani.info’. “Partizani i Tiranës është një ndër ekipet më të mëdha në Shqipëri. Është nder për mua që ta bart fanellën e kësaj skuadre. Premtoj maksimumin tim në mënyrë që tua shpërblejë besimin e dhënë”, ka thënë Ilir Blakqori.

Ai nuk harroi të falënderojë edhe Llapin, për kohët e kaluara në këtë klub.

Iliri në sezonin e fundit shënoi pesë gola, dhe kontribuoi me shumë asiste.

Blakqori luante si mbrojtës i majtë, por shumë herë aktivizohej edhe si lojtar ofansiv. Në Superligë, për edicionin që lamë pas, ishte ndër më të dalluarit.

Exit mobile version