Telegrafi

Zyrtare: Franc Veliu futbollist i Gjilanit

Gjilani ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin nga Shqipëria, Franc Veliu.

Veliu i lindur në Vlorë, në skuadrën e Gjilanit vjen si futbollist i lirë.

Ai edicionin e fundit kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit nga qytetit i tij lindjes, FC Flamurtari.

Mbrojtësi më i ri i Gjilanit ka mjaft përvojë në karrierën e tij futbollistike, ku më parë kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrave nga Shqipëria, si ajo e Partizanit e Kukësit.

30 vjeçari gjithashtu ishte pjesë e kombëtares së Shqipërisë, me ç’rast ai kishte pasur 7 paraqitje me kuq e zinjtë, ku ishte pjesë e saj nga viti 2009 deri në vitin 2013. /Telegrafi/