Site icon Telegrafi

Zyrtare: Florian Miftari, drejtor sportiv i Sigal Prishtinës

 Mbledhja e bordit të klubit të mërkurën mbrëma ishte vendimtare që Miftari të zgjidhet në këtë post, teksa bordit i janë shtuar edhe katër anëtarët e mbetur: Albert Kastrati (përfaqësues i Plisave), Lulzim Ibrahimi, Afrim Ismajli dhe Astrit Leti.

Javë më parë kryetar i Sigal Prishtinës ishte zgjedhur Blerand Stavileci, kurse zëvëndëskryetar u emërua Lulzim Ibrahimi.

Sigal Prishtina po përgatitet që të investojë në ekipin e parë, pas një sezoni dëshpërues, ku Peja u shpall kampione e Kosovës në basketbol. /Telegrafi/ 

Exit mobile version