Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Florian Loshaj është konfirmuar zyrtarisht si lojtar i ri i klubit polak, Cracovia.
23-vjeçari nga Skenderaj ishte emri i ri debutues te Kosova në takimin miqësore ndaj Suedisë të dielën e fundit.
Loshaj luajti si titullar në urdhrat e Bernard Challandes, ndërsa ditët e mira po vazhdojnë ende për djaloshin tonë.
Sot (e mërkurë) gjatë ditës, Loshaj është zyrtarizuar si lojtar i ri i Cracovias, i cili gjendet në pozitën e dytë në kampionatin vendor.
Njoftimi i transferimit të mesfushorit të ri erdhi pikërisht nga klubi polak me anë të faqeve të tyre zyrtare në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjesi. Florian Loshaj u bë një lojtar i ri i Cracovia. Ai nënshkroi kontratën 3 vjeçare e gjysmë”, thuhet në njoftimin e klubit polak.
Ndryshe, Loshaj në të kaluarën ka luajtur te MVV Maastricht dhe Roda JC, ndërsa së fundmi ishte në Rumani te Politehnica Iasi. /Telegrafi/
Dzień dobry Florian ⚪️🔴 Nowym zawodnikiem Pasów został Florian Loshaj, który podpisał 3,5-letni kontrakt #DealDone ✍🏻 pic.twitter.com/NbslwxA7kG
— CRACOVIA (@MKSCracoviaSSA) January 15, 2020