Florent Hasani është kthyer në Hungari, duke nënshkruar me klubin Gyirmot, tani i inkuadruar në Superligë.
Futbollisti vushtrrias ka nënshkruar me këtë klub për dy vite.
“Klubi ynë nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me futbollistin Florent Hasani”.
“Anësori 24-vjeçar, i cili më parë ishte zgjedhur si më i miri në Superligën e Kosovës, nuk do të jetë një risi për futbollin hungarez, pasi ai ka luajtur për Diosgyor në 91 ndeshje , duke shënuar dhjetë gola”.
“Florent fitoi Kampionatin e Kosovës me KF Trepça’89 Mitrovicë në moshën 19 vjeç (duke shënuar 16 gola në 33 ndeshje dhe duke dhënë 12 asistime) si dhe një Superkupë dhe ishte i rregullt në ekipin kombëtar U21 të Kosovës”.
“Ai ka luajtur në ekipin e të rriturve të Kosovës tetë herë deri më tani, ku tashmë ka shënuar një gol”, thuhet në njoftimin e klubit.
Lojtari kthehet në Hungari nga Izraeli, pasi së fundmi ishte lojtari fundit i Hapoel Kfar Saba. /Telegrafi/