Reprezentuesi kosovar Florent Hasani ka nënshkruar për Boluspor, i cili bën gara në kategorinë e dytë të futbollit turk.
Këtë e bëri të ditur përmes një njoftimi zyrtar vet klubi turk, duke thënë se Hasani ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.
Hasani paraprakisht ishte pjesë e Rapid Bukureshtit në Rumani, por mbeti lojtarë i lirë dhe kësisoji u transferua falas në Turqi.
27-vjeçari më parë karrierë ka bërë edhe në Hungari tek Gyrimot teksa karrierë ka bërë edhe në Izrael tek Hapoel Kfar Saba.
Ai gjithashtu numëron tetë paraqitje për kombëtaren e Kosovës, ndërsa kujtojmë se me ‘Dardanët’ debutimin e ka bërë në shtator të vitit 2019 dhe ka një gol të realizuar.
Deri më tani në total Hasani ka luajtur 265 ndeshje në karrierë dhe është autor i 54 golave të realizuar./Telegrafi/