Malisheva ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.
Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli synon t’i shmanget rënies nga elita e futbollit kosovar dhe tanimë ka angazhuar edhe dy futbollist të rinj në radhët e veta.
Mesfushori i njohur kosovar, Florent Avdyli është transferimi i ri i bardhekaltërve.
Emri tjetër që është bashkuar me malishevasit është ai i Faruk Bihorac që vjen nga skuadra maqedonase Fc Sileks.
“Konfirmojmë kompletimin e transferimit të Faruk Bihorac nga klubi Fc Sileks i Maqedonisë së Veriut dhe Florent Avdyli nga FC Drenica”, ka shkruar faqja zyrtare e Malishevës. /Telegrafi/