Telegrafi

Zyrtare: Flamurtari transferon portierin nga Shqipëria, Erlind Selimaj

Portieri shqiptar, Erlind Selimaj është përforcimi më i ri i klubit kryeqytetas, Flamurtarit.

Flamurtari ka vazhduar me përforcime para fillimit të sezonit 2019/20 në Superligën e Kosovës në futboll.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Flamurtarit

I fundit që ka zbarkuar në “Xhemail Ibishi” është një portieri, i cili vjen nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për portierin e njohur dhe me përvojë, Erlind Selimaj, që ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës në sezonin e fundit.

Përveç Selimajt, Kuqezinjtë më parë kanë transferua edhe Edon Zeqirin, Ernes Islamin, Danin Talloviq dhe disa lojtarë tjerë. /Telegrafi/