Telegrafi

Zyrtare: Fiorentina shkarkon Montellan

Fiorentina e ka shkarkuar edhe zyrtarisht Vincenzo Montellan pas humbjes 4-1 nda Roma në shtëpi.

Që kur u bë trajner i Viloës, ish-trajneri i Milanit ka humbur 13 nga 24 përballjet e zhvilluara.

Nga këto ndeshje, ai ka arritur që të marrë vetëm 19 pikë nga 72 në total, e që erdhi deri te shkarkimi i tij.

“ACF Fiorentina njofton se Vincenzo Montella është liruar nga detyra e tij si trajner i skuadrës së parë”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fiorentina

“Vendimi është marrë nga analiza të gjata të bazuar në paraqitjet dhe rezultatet e marra. Klubi e falënderon Vincenzo Montellan për kontributin e dhënë në skuadër dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”.

Fiorentina ka bërë të ditur se trajneri i ri do të emërohet në ditët në vijim, derisa në listë janë Luciano Spalletti, Beppe Iachini, Gigi di Biagio dhe Cesare Prandelli. /Telegrafi/