Telegrafi

Zyrtare: Fiorentina dhe Gattuso ndajnë rrugët ende pa ia filluar punës së bashku

Fiorentina ka konfirmuar zyrtarisht se janë pajtuar me trajnerin Gennaro Gattuso të mos e nisin bashkëpunimin me sezonin e ri.

Para rreth tri javëve, Fiorentina konfirmoi emërimin e Gattusos si trajner të ri të tyre.

Megjithatë, palët si duket nuk kanë arritur të pajtohen rreth shumë gjërave dhe bashkëpunimi i tyre është ndërprerë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Gennaro Gatusso trajner i Fiorentinës

Është vet klubi italian që ka konfirmuar me anë të një komunikate largimin e Gattusos.

“ACF Fiorentina dhe Mister Rino Gattuso, me marrëveshje të përbashkët, kanë vendosur që të mos ndjekin marrëveshjet e mëparshme dhe për këtë arsye të mos fillojnë së bashku sezonin e ardhshëm të futbollit”.

“Kompania menjëherë vendosi të punojë për të identifikuar një zgjedhje teknike që do të drejtojë ekipin Viola drejt rezultateve që Fiorentina dhe Qyteti i Firences meritojnë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/