Tanimë është zyrtare dhe finalja e Ligës së Kampionëve nuk do të zhvillohet në Stamboll.
Edhe pse Stambolli ishte paraparë që të jetë organizator i kësaj ndeshje finale, një gjë e tillë nuk do të ndodh shkaku i masave anti-covid.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka vendosur që ndeshjen finale ta zhvendosë në Portugali.
Stadiumi i Portos, ‘Do Dragao’ do të jetë nikoqir i finales së madhe e cila do të diskutohet mes Chelseat dhe Manchester Cityt.
Dy skuadrat angleze siguruan finalen pasi në gjysmëfinale eliminuan Paris Saint Germainin dhe Real Madridin.
Kjo sfidë do të luhet me praninë e spektatorëve, nga ku maksmimumi i tifozëve do të jetë 6 mijë veta.
Finalja ishte e programuar për tu zhvilluar në stadiumin olimpik ‘Ataturk’ të Stambollit ose në ‘Wembley’, por së fundmi UEFA ka vendosur për të zhvilluar ndeshjen finale në stadiumin ‘Do Dragao’.
Chelsea dhe Manchester City do të përballen më 29 maj në finale me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/