Telegrafi

Zyrtare: Fillon epoka Cana, Vëllaznimi nënshkruan me sulmuesin Flamur Bajrami

Agim Cana e ka filluar punën si kryetari i klubit të Vëllaznimit.

Pasi që zyrtarizoi trajnerin Arsim Gojani në krye të klubit, tashmë vjen radha e një sulmuesi.

Bëhet fjalë për sulmuesin Flamur Bajramin.

Sulmuesi ka qenë pjesë e Tiranës në vitet e fundit, ku nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme.

Ai është prezantuar nga Cana dhe Gojani, ndërsa pritet që ai ta udhëheq sulmin e gjakovarëve në pranverë.

Vëllaznimit i janë larguar deri më tani disa lojtarë, si Semir Zeneli dhe Samir Sahiti, të cilit kishin ardhur së bashku me trajnerin Ismet Munishi, që po ashtu është larguar drejt Feronikelit.

Vëllaznim do të provojë që të qëndrojë në Superligë duke i ikur barazhit, pasi aktualisht është në pozitën e nëntë, që dërgon në barazh. /Telegrafi/