Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Interit, portugezi Luis Figo është emëruar si këshilltar i futbollit nga UEFA.
Figo ishte njëri nga kandidatët kryesor për ta marr kryesimin e shtëpisë më të madhe në botë të futbollit, FIFA-s, ku në vitin 2015 ishte kundër-kandidat i Sepp Blatterit, por u mund në këtë garë.
Megjithatë, futbolli evropian ka nevojë për një ikonë të tillë dhe tani i kanë bërë një vend si këshilltar në UEFA.
Është vetë UEFA që ka bërë publik këta lajm me detyrën e re të portugezit Figo, i cili në ta kaluarën ishte lojtari më i mirë në botë.
“Luis Figo është duke sjellë pasurinë e tij të njohurive dhe ekspertizës në UEFA ndërsa ai bashkohet me organizatën si këshilltar i futbollit”, thuhet në fillimin e deklaratës nga UEFA.
Welcome @LuisFigo, and all the best in your new role as UEFA football advisor! 👏
For more 👉 https://t.co/C6SXGi13dN pic.twitter.com/qqXL8LN7na
— UEFA (@UEFA) October 11, 2017
“Ish fituesi i Ligës së Kampionëve, në UEFA do të punojë me Presidentin Aleksander Ceferin dhe Divizionin e Futbollit për një sërë çështjesh duke përfshirë aspektet teknike të lojës, ligjet e lojës dhe atraktivitetin e përgjithshëm të sportit”.
“Ai do të jetë gjithashtu figura kryesore e programit të ambasadorëve të UEFA-s”, përfundon deklarata njoftuese e UEFA-s.
Ndryshe, në të kaluarën Figo ka luajtur edhe për Sporting Lisbonën dhe Real Madridin, përvec Interit dhe Barcelonës. /Telegrafi/