Telegrafi

Zyrtare: FIFA zyrtarizon dënimet për Real Madridin dhe Atleticon

FIFA ka zyrtarizuar dënimin për dy skuadrat e mëdha spanjolle në lidhje me transferimin e futbollistëve.

Real Madrid dhe Atletico Madrid nuk do të jenë në gjendje për të regjistruar lojtarë të ri për dy afatet e ardhshme të transferimit.

Kjo pasi ankesat e tyre në FIFA janë refuzuar nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë.

Lexo po ashtu Bomba nga Spanja, FIFA dënon Realin dhe Atleticon?!

Të dy klubet u akuzuan për shkeljen e rregulloreve të FIFA-s, në lidhje me mbrojtjen dhe transferimin e të miturve.

“Të dy klubeve iu janë gjetur të kenë shkelur disa dispozita në lidhje me transferimin ndërkombëtar dhe regjistrimin e lojtarëve të mitur”, thuhet në komunikatën e FIFA-s. /Telegrafi/