FIFA ka zyrtarizuar dënimin për dy skuadrat e mëdha spanjolle në lidhje me transferimin e futbollistëve.
Real Madrid dhe Atletico Madrid nuk do të jenë në gjendje për të regjistruar lojtarë të ri për dy afatet e ardhshme të transferimit.
Kjo pasi ankesat e tyre në FIFA janë refuzuar nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë.
Të dy klubet u akuzuan për shkeljen e rregulloreve të FIFA-s, në lidhje me mbrojtjen dhe transferimin e të miturve.
“Të dy klubeve iu janë gjetur të kenë shkelur disa dispozita në lidhje me transferimin ndërkombëtar dhe regjistrimin e lojtarëve të mitur”, thuhet në komunikatën e FIFA-s. /Telegrafi/