Site icon Telegrafi

Zyrtare: FIFA jep leje për Besart Berishën

MELBOURNE, AUSTRALIA - FEBRUARY 24: Besart Berisha of Melbourne Victory celebrates after scoring a penalty during the AFC Asian Champions League match between Melbourne Victory and Shanghai Sipg at AAMI Park on February 24, 2016 in Melbourne, Australia. (Photo by Robert Cianflone/Getty Images)

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha ka marrë leje nga FIFA që të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës.

Ish-anëtari i Kombëtares së Shqipërisë ka bërë kërkesë muaj më parë që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, trajneri i Përfaqësueses së Kosvoës, Albert Bunjaku.

“Ka qenë proces më i gjatë për Besart Berishën por e rëndësishme është që ka ardhur leja për të”.

“Besarti nuk do të na bashkëngjitet kësaj radhe por ai do të jetë i gatshëm pas muajit janari”.

“Më saktësisht Berisha do të grumbullohet në mars kur do të ndeshemi me Islandën”, ka deklaruar Bunjaku për Telegrafin.

Ndërkohë trajneri i Kosovës i cili ka bërë një punë jashtëzakonisht të madhe për t’i sjellë lojtarët nga shtetet tjera ka treguar se lista zyrtare do të shpallet më 7 nëntor.

Kosova do ta zhvilloi takimin me Turqinë më 12 nëntor në Antalia. /Telegrafi/

Exit mobile version