Mbrojtësi i njohur kosovar, Fidan Hasani është bërë me skuadër të re.
Djaloshi nga Prishtina kishte disa oferta të rëndësishme por ai ka vendosur që të bashkohet me skuadrën e zemrës Flamurtarin.
Ajo që e shtyri Hasanin t’i bashkohet Flamurtarit është se dëshiron t’i ndihmojë klubit për tu rikthyer në elitën e futbollit kosovar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti për Telegrafin, duke deklaruar se ka nënshkruar kontratë një vjeçare.
Qendërmbrojtësi i fuqishëm kosovar ka thënë se beson se skuadra e tij do të rikthehet në Superligë këtë edicion.
Hasani ka një karrierë të bujshme në futbollin tonë pasi ka luajtur për shumë skuadra të mëdha si Drita, Prishtina, Besa, Gjilani e Hysi. /Telegrafi/