Telegrafi

Zyrtare: FFK konfirmon ndeshjet miqësore me kombëtaret afrikane të Komorosit dhe Gambisë

Formacioni startues i Kosovës (Foto: FFK-Kosova)

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku konfirmoi dy ndeshje miqësore të reja me kombëtaret afrikane të Komorosit dhe Gambisë.

KE diskutoi për ndeshjet miqësore të Kombëtares A dhe FFK-ja ka arritur pajtueshmëri që më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” ta zhvillojë një ndeshje me Kombëtaren e San Marinos, ndërsa më 4 qershor me Kombëtaren e Kazakistanit po ashtu në kryeqytet.

Ndërkaq, më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës.

Ky ekip me lojtarët e Superligës do të udhëton në Antalia për një kamp disa ditorë.

Aty do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore me Kombëtaren Komorosit dhe të Gambisë. /Telegrafi/