Feronikeli është kampioni i ri i Kosovës, pasi këtë edicion dominoi në futbollin kosovar.
Kësisoj skuadra nga Drenasi do ta prezantojë Kosovën në garat evropiane, më saktësisht në Ligën e Kampionëve.
Industrialistët do ta nisin edicionin e sivjetmë në Ligën e Kampionëve nga rrethi preliminar.
Nikli ka mësuar edhe kundërshtarin e parë që është kampioni i Andorrës, Santa Coloma.
Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani do të luaj me kampionët e Andorrës më 25 qershor në stadiumin Fadil Vokrri.
Në rast se e fiton këtë takim, Nikli në finale do të luaj me fituesin e duelit Lincoln Reds Imps dhe kampionin e San Marinos që ende nuk është vendosur. /Telegrafi/