Ferizaj ka bërë një tjetër transferim për ta përforcuar ekipin në sezonin e ri.
Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar ka përforcuar repartin defensivë, me mbrojtësin Borel Moukoko.
22-vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, derisa është kamerunas me nënshtetësi gjermane.
Moukoko më parë ka luajtur në kategoritë e ulëta në futbollin gjerman, derisa së fundmi ishte pjesë e
Njoftimi i plotë i klubit ferizajas:
FC Ferizaj transferon mbrojtësin Borel Moukoko!
Kemi kënaqësi të ju informojmë se skuadra jonë është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, lojtarin nga Kameruni me nënshtetësi gjermane.
Ai vije në Kosovë pas disa eksperiencave në futbollin gjerman. Ne i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim Moukokos në fanellën tonë.
/Telegrafi/