Telegrafi

Zyrtare: Ferizaj prezanton Besar Isenin

Ferizaj ka nënshkruar me mesfushorin shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Besar Iseni.

Mesfushori ka bërë karrierë në klube si Shkupi, Vardari dhe Egnatia së fundmi.

“Super Iseni – një mesfushor me tipare organizative do të jetë arma e fortë e skuadrës në sezonën pranverore”.

“Besari e ka filluar karrierën tek Shkupi, për të kaluar në Vardar pastaj për dy sezone. Ndërsa për herë të fundit mesfushori ynë i ri, ka luajtur për skuadrën nga Shqipëria, Egnatia”.

“Duhet të përmendim faktin se për Besar Isenin është zhvilluar një luftë e madhe mes ekipeve të rajonit. Por në fund deçizive ishte vullneti i lojtarit për të veshur fanellën kaltër e bardhë”.

“Me rastin e prezantimit, Iseni ka deklaruar se ishte projekti i klubit ai që e bindi që të pranojë ofertën, pavarësisht që ditëve të fundit ka qenë i vërshuar nga ofertat e klubeve nga Kosova, por edhe nga rajoni”, thuhet në komunikatën e klubit. /Telegrafi/