Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ferizaj konfirmon vazhdimin me trajnerin Bekim Isufi, paralajmëron transferime të reja  

Klubi i Ferizajt ka konfirmuar zyrtarisht me anë të rrjeteve sociale vazhdimin e kontratës me trajnerin e tyre Bekim Isufi.

Gjatë muajit dhjetor dhe këtë fillim muaji është përfolur shumë për të ardhmen e klubit ferizajas.

Shumë lojtarë dhe trajnerë janë përfolur se do të largohen pas problemeve financiare, por si duket Ferizaj është ‘këndellur’ tashmë.

Lexo po ashtu Renditja e IPKO Superligës pas javës së 17 – Ballkani kampion vjeshtor, tri klubet tjera menjëherë pas tyre

Ferizaj ka konfirmuar se trajner aktual, Bekim Isufi ka pranuar të vazhdojë në pranverë me ‘Ujqit’, pasi ka vazhduar kontratën.

Klubi ka njoftuar gjithashtu se nga nesër fillojnë përgatitjet për gjysmën tjetër të sezonit 2019/20 dhe gjatë ditëve të ardhshme priten transferime të reja.

Postimi pa ndërhyrje i KF Ferizajt

Zyrtare:Bekim Isufi vazhdon kontratën.

Trajneri i skuadrës tonë, Bekim Isufi ka vazhduar kontratën për 6 muaj me skuadrën tonë. Kryesia e klubit i besoi postin e trajnerit edhe në sezonin pranveror, duke shpresuar në suksese në vazhdim.

Nesër prej orës 11;00 do të fillojmë me stërvitjet para fillimit të kampionatit, ku do të mundohemi të jemi sa më të pregatitur si klub drejtë synimeve që i kemi.

Ndërsa së shpejti pritët të vijnë edhe disa transferime, për të cilët do të ju njoftojmë gjatë ditëve në vazhdim.

Ferizaj,

10.01.2020.

/Telegrafi/

Exit mobile version