Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ferizaj e nis me transferime, përforcohet me Antonio Ilieskin

Ferizaj është skuadra e parë në Superligën e Kosovës që ka nisur me përforcime në afatin kalimtar dimërorë.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Abazi është përforcuar në mbrojtje me futbollistin maqedonas, Antonio Ilieski.

28-vjeçari i bashkohet Ferizajt pas përvojave të mëhershme te Renova, Flamurtari i Vlorës, Kukësi dhe së fundmi Voska Sport.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Mirësevjen Antonio Ilieski

FC Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e qendrës, Antonio Ilieski. Futbollisti 28-vjeçar është një përforcim i rëndësishëm për skuadrën, duke sjellë lartësi e eksperiencë në vijën e mbrojtjes.

Antonio Ilieski, që së fundmi ka qenë pjesë e klubit Voska Sport në Maqedoninë e Veriut, më parë ka luajtur për klube të njohura si Renova, Flamurtari i Vlorës, Kukësi.

FC Ferizaj është i sigurt që me ardhjen e Ilieskit, skuadra do të përforcohet në mbrojtje dhe do të rrisë mundësitë për të pasur një sezon të suksesshëm.

Mirësevjen në Ferizaj, Antonio! Urojmë që të kesh shumë suksese dhe të kontribuosh për arritjet e mëdha të ekipit në vitet që vijnë!  /Telegrafi/

Exit mobile version