Telegrafi

Zyrtare: Federata Italiane rihap Calciopolin

Ekipi mbrojtës i Moggit i ofroi javë më parë gjykatës së Calciopolit në Napoli bisedat e zyrtarëve të lartë të klubeve të ndryshme me koordinuesit apo siç quhen ndryshe dizejnatorët e gjyqtarëve. Inter, Palermo, Roma, Bologna, Cagliari dhe Udinese janë klubet e prekura nga këto dëshmi.

“Në lidhje me procesin që po zhvillohet në Napoli, prokurorët federalë do të kërkojnë kohë për të mbledhur të gjitha dëshmitë e të gjitha palëve”.

“Në orët e ardhshme, prokurori Stefano Palazzi do t’i dërgojë një kërkesë zyrtare presidentes së tribunalit të Napolit, Teresa Casoria, për të filluar hetimin në bazë të dëshmive të reja”, thotë një komunikatë e lëshuar nga federata italiane në figc.it. /Telegrafi/