Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus ka marrë një dënim nga Federata italiane e futbollit.
Tifozët e ‘Zonjës së Vjetër’ gjatë minutës së katërt në pjesën e dytë përdorën kore raciste në drejtim të mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.
Pas provave televizive, federata italiane ka konstatuar se ka pasur kore raciste gjatë ndeshjes.
Kështu Juventus është dënuar me një gjobë prej 100 mijë eurove.
Ndërkohë lideri aktual i Serie A, është paralajmëruar se nëse ndodhë edhe një herë një gjë e tillë gjoba do të jetë më e madhe.
Kujtojmë që Juventus triumfoi 3-1 ndaj Napolit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. /Telegrafi/