Sulmuesi kosovar, Besart Berisha është dënuar nga Federata e Futbollit të Australisë.
Prishtinasi u ndëshkua me karton të kuq në takim ndaj Wellington Phoenix pas një gjesti jo sportiv.
Pas një faulli në Berishën, ky i fundit goditi kundërshtarin me këmbë dhe u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari kryesor.
Ndërkohë pas pamjeve filmike, Besart Berisha është dënuar me dy ndeshje mos lojë në elitën e futbollit australian.
Berisha do të mungojë për Melbournen pikërisht ndaj liderit Brisbane Roar e cila është ish-skuadra e Besartit si dhe ndeshjen e fundit në kampionat.
Pra kampionati i rregullt ka përfunduar për Besartin, ndërsa ai do të rikthehet në ndeshjen e parë të ‘Play-Off’-it. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=poXY2cX1E1Q