Telegrafi

Zyrtare: Favre trajner i Dortmundit

Lucien Favre ( Foto: Getty Images)

Borussia Dortmundi është bërë me trajner të ri pas largimit të Peter Stoger.

Klubi gjerman ka konfirmuar pak minuta më parë emrimin e Lucien Favre në krye të skuadrës dhe ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020.

Zvicerani në sezonin e fundit ishte në krye të Nices dhe ‘Les Aiglons (shqiponjat)’ me atë u renditën në vendin e tetë në Ligue 1.

60-vjeçari në Signal Iduna Park pritet të vazhdojë lojën sulmuese, ku do të tentojë të rivalizojë Bayern Munichun në luftën për titull.

Por, kjo nuk është provoja e parë e Peter Bosz në Bundesligë.

Lexo po ashtu Këta janë 20 njerëzit më me ndikim në futbollin francez (Foto)

Ai në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrat si Hertha (2007-2009) e Borussia Monchengladbach (2011-2015).

Ndërsa karrierë si trajner e filloi te klubi zviceran Echallens në vitin 1991. /Telegrafi/