Telegrafi

Zyrtare: Fabian Ruiz kalon te PSG

Paris Saint-Germain ka nënshkruar zyrtarisht me Fabian Ruiz nga Napoli në një marrëveshje që besohet të jetë me vlerë 21.5 milionë euro plus bonuset.

Skuadra e Ligue 1 njoftoi transferimin e spanjollit, ashtu si Napoli, në deklaratat zyrtare këtë mbrëmje.

Lojtari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare deri në qershor 2027.

Fabian Ruiz ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me Napolin dhe kishte refuzuar zgjatjen e marrëveshjes, kështu që u desh të shitet këtë verë për të mos e humbur falas.

26-vjeçari spanjoll ishte nënshkruar nga Real Betis në korrik 2018 për 30 milionë euro, një lëvizje e kërkua nga trajneri i atëhershëm Carlo Ancelotti dhe djali i tij Davide.

Ai bëri 166 paraqitje për Napolin, duke kontribuar me 22 gola dhe 15 asistime. /Telegrafi/