Michael Keane është lojtari më i ri i Evertonit.
Skuadra e Ronald Koeman nuk ka të ndalur në këtë afat kalimtar të verës.
Pas transferimit të portierit Pickford, mesfushorit Jansen Klassen dhe sulmuesit Sandro Ramirez, tani ka ardhur edhe zyrtarizimi i radhës.
Është qendërmbrojtësi Micheal Keane, i cili ka ardhur nga Burnley duke nënshkruar një marrëveshje pesë vjeçare.
Ndryshe, Keane e ka thyer rekordin e klubit të Evertonit për transferime, pasi i ka kushtuar ekipit nga Liverpooli hiç më pak se 30 milionë funte. /Telegrafi/