Evertoni e ka konfirmuar nënshkrimin me Richarlison nga Watford për pesë vitet e ardhshme.
Lojtari ka ardhur pasi Evertoni ka paguar hiq më pak se 50 milionë euro për sulmuesi 21 vjeçar.
Richarlison njihet mirë nga trajneri i Evertonit, Marco Silva, pasi kanë punuar së bashku te Watford dhe ishte ai insistues që të blihet nga Fluminense.
Braziliani u shpreh i lumtur që ka kaluar te Evertoni dhe pret suksese me klubin.
“Dua që të kem suksese me Evertonin”.
“Është e rëndësishme që të punoj me Marco Silvan përsëri. Do të mësoj më shumë, pasi po mësoj shumë dhe dua të rritem si lojtar”.
Richarlison kishte shënuar pesë gola ën 12 ndeshjet e para të Ligës Premier sezonin e shkuar, duke u kthyer në hit. /Telegrafi/